Qyteti i Korçës, mbrëmjen e të mërkurës u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Ilo Lluka ekzekutoi me 4 plumba 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas qëlloi me plumb në kokë edhe veten.
Dy korçarët u gjetën të shtrirë pranë njëri-tjetrit në lagjen nr.18 të këtij qyteti. Siç raportuam edhe më herët pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një banese në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte që t’ia linte trashëgimi 40-vjeçarit, Emiljano Pines, djalit të kujdestares e cila prej vitesh ishte kujdesur për të.
Mësohet se sEmiljano Pine ishte djalë i vetëm dhe kishte dy motra. Ai prej shumë vitesh kishte lidhur kurorë me partneren e tij, me të cilën punonin dhe jetonin në qytetin e vogël të Korçës. Së fundmi, në llogarinë e saj në “ Facebook”, bashkëshortja e 40-vjeçarit me e copëtuar dhe e tronditur nga kjo humbje e madhe ka shkruar fjalët e ndjera për partnerin e saj, të cilit i prenë jetën në mes padrejtësisht.
“Njeriu më i mrekullueshëm që ekziston në planet ishe dhe do mbetesh dashuria e jetës time. Si te kjo video dua të të mbaj mend o ylli im i rinisë që mi këpute krahët dhe na lanë çdo ëndërr që kishim thurrur bashkë. Ti je ëngjëlli im mbrojtës, do të jesh gjithmonë në zemrën time dashuria e jetës time. Do më mungosh gjithë jetën”, shkruan ajo krah videos ku shihet me Emiljanon teksa qeshin dhe kërcejnë.