Trupi i pajetë i liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny i cili ndërroi jetë në qelitë e një burgu rus në Arktik disa ditë më parë, sot iu dorëzua nënës së tij.
Lajmin e konfirmoi Kira Yarmysh, zëdhënësja e Navalny për vite me rradhë.
“Trupi i Alekseit i është dorëzuar nënës së tij. Faleminderit të gjithëve që e kërkuan këtë me ne”, ka shkruar ajo.