21/12/2024
Kosovë Lajme

Deputetja shqiptare probleme me zemrën, niset me urgjencë në Gjermani

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, njoftoi se për shkak të disa probleve me zemrën është nisur drejt Gjermanisë.

    Përmes një postimi në “Facebook”, Musliu tha se për problemin në zemër ishte diagnostifikuar dy vite më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe së fundmi sipas mjekëve ajo duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit.

    “Ju që më keni qëndruar pranë në momente shumë të lumtura dhe në momente shumë të rënda, ju njoftoj se, pas një vizite të mjeku në QKUK, rreth dy vite më parë u diagnostikova me një problem në zemër.  Gjatë gjithë kohës jam trajtuar në Kosovë dhe dua të falënderoj të gjithë mjekët që punojnë në reaprtin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan që u kujdesën për mua.

    E falënderoja po ashtu çdo institucion dhe çdo individ që ishte pranë meje dhe më ofroi mbështetje.  Mbështetja e tyre më ka bërë jashtëzakonisht mirënjohëse,  por edhe krenare për çdo hap që kam bërë sepse në një moment shumë delikat të jetës sime më kanë dëshmuar se jam e bekuar me miq të vërtetë.

    Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë.  Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit.

    Mëqe me duhet të tërhiqem përkohësisht nga puna ime e përditshme, dua t’ju falënderoj të gjithëve  padallim, që më keni shkruar, jeni lutur për mua dhe më keni uruar gjithë të mirat”, shkruan deputetja ndër të tjera, e cila ka marrë mmbështetjen e shumë njerëzve, si të afërmve, qytetarëve dhe miqve të cilët i uruar shërim të shpejtë.

    Në mesin e tyre ka qenë edhe këngëtarja Leonora Jakupi e cila krah një postimi në “InstaStory” shkruan:  Ti që gjuhën e ke të ashpër e zemrën plot mirësi. Po ta din njerëzit se sa të bardhë e ke atë zemër do të luteshin për ty sot motra ime. Të pres më të fortë në Kosovë!

    Leave a Reply