Connect with us

Ekonomi

5 shenja se jeni një maniak i punës

Fjala workaholic (maniak i punës) është mjaft e përhapur, por fenomeni i vërtetë mund të pengojë marrëdhëniet ndër-personale, si dhe të ndikojë në shëndetin mendor dhe fizik.

Ekonomia Online ju sjell më poshtë pesë shenjat se vërtet jeni një maniak i punës:

  1. Një person workaholic ndihet i shqetësuar dhe në ankth kur nuk punon.
  2. Për një person workaholic, puna është përparësi. Ka pak gjasa ta kalojnë kohën me njerëz të tjerë, brenda dhe jashtë punës.
  3. Personat workaholic i kushtojnë pak ose aspak kohë aspekteve të tjera të jetës.
  4. Një workaholic nuk e zotëron problemin. Ata do t’ua hedhin fajin rrethanave, si nevoja për t’u ngritur në detyrë, kolegët dembelë dhe natyrisht, mbingarkesa
  5. Workaholics nuk janë të lumtur. Njerëzit të cilët e bëjnë punën e tyre me pasion dhe investojnë shumë energji në atë që bëjnë nuk janë workaholics.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Biznes

Meshkujt më shumë tërhiqen nga paga

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Çikagos rezultoi se meshkujt janë 94% më shumë të tërhequr sesa femrat për të aplikuar në një punë kur paga është e lartë.

Kjo do të thotë se meshkujt janë më kompetitivë me punonjësit e tjerë për një vend pune, jo për shak të shkallës së ngritjes hierarkike, por për të ardhurat financiare që ofron puna.

Në një punë të ofruar online, me pagë bazë 12 $ ora dhe me bonus 6 $ për punonjësit që do të jepnin më tepër rezultat se punonjësit e tjerë, u vu re se aplikantët më të shumtë ishin meshkuj.

Continue Reading

Biznes

Sa Bitcoin ka në pronësi krijuesi Satoshi Nakamoto?

Krijuesi enigmatik i Bitcoin, Satoshi Nakamoto, ishte personi i parë që gërmoi një kriptomonedhë në atë kohë kur shpërblimi për një bllok të gërmuar shpërblehej me 50 bitcoin.

Sipas përllogaritjeve Nakamoto mund të ketë gërmuar afro 1.1 milionë bitcoin, një pasuri që me vlerën e kriptomonedhës sot i kalon 10 miliardë dollarë.

Ndryshe nga gërmuesit e sotëm të bitcoin, Satoshi nuk i ndau këto shpërblime me mijëra gërmues të tjerë që janë sot dhe i gjithë shpërblimi ka shkuar vetëm për të. Atë kohë bitcoin kishte vlerë paktikisht zero.mes Janarit dhe Korrikut 2009 Satoshi mund të ketë gërmuar 1 milionë bitcoin në total.

Edhe pse informacionet nuk janë 100% të sigurta, disa hulumtime realizuar kanë dhënë shifra të përafërta. Në raportin e hulumtuesit Sergio Demian Lerner, gjatë periudhës 1 Janar 2009 deri më 25 Janar 2010 janë gërmuar 36288 blloqe dhe të gjitha nga një entitet i vetëm.

Lerner e quante “Satoshi Pattern” për të përshkruar blloqet e gërmuara nga ky entitet. Me vlerën që bitcoin ka sot, 1 milionë do të këmbeheshin me 10 miliardë dollarë.

Së fundi ka pasur spekulime se Satoshi mund të ketë zhvendosur 50BTC nga një bllok i 2009 dhe zhvendosur tek një adoptues i hershëm i kriptomonedhës. Kjo provon se Satoshi ende ka akses në çelësat privatë që kanë këto bitcoin. Deri më sot kanë qenë disa persona që publikisht kanë thënë se janë Satoshi Nakamoto si Craig Wright, Jorg Molt, Bilal Khalid dhe Debo Guidos. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Biznes

Në “Financa të Hapura” do të ndiqen të gjitha pagesat e komunave dhe institucioneve të tyre buxhetore

Në platformën “Financa të Hapura” tani e tutje do të mund të ndiqen të gjitha pagesat e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të tyre buxhetore. Me fazën e dytë të projektit që u prezantua sot, u bë azhurnim me të cilin u rritën performancat e sistemit dhe u publikuan transaksionet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve të tyre publike, në të njëjtën mënyrë si publikohen transaksionet e të gjithë përdoruesve buxhetor të Buxhetit dhe ato janë të disponueshme për publikun përmes lidhjes në internet open.finance.gov.mk.

Ministrja e Financave, Nina Angelovska pret që azhurnimi i Financave të Hapura të përmirësojë imazhin me transparencën e komunave. Me indeksin e transparencës aktive të publikuar dje në raportin e Qendrës për komunikime
civile, 14 komuna këtë vit ishin në krye të listës ku gjenden institucionet me transparencë aktive “shumë të mirë” nga gjithsej 21 institucione në këtë grup.

Në grupin “shumë i dobët” i transparencës aktive, vetëm komuna, me përjashtim të një institucioni, zënë 37 vendet e fundit në renditje. Nga gjithsej 81 komuna, vetëm 43 arritën të përmirësojnë transparencën e tyre aktive këtë
vit.

“Transparenca fiskale është mjeti më i mirë për shpenzimin e mirë të parave të shtetit. Azhurnimi në portalin e Financave të Hapura synon t’i japë publikut, OJQ-ve, ekspertëve dhe komunitetit të biznesit pasqyrë më të plotë dhe bazë të dhënash fiskale të shpenzimeve qeveritare dhe komunale. Kjo është baza për analiza të mëtejshme ekonomike, forcimin e debatit publik me fakte të mbështetura nga të dhënat fiskale nga një burim zyrtar, si dhe nxitje për
faktorët publik për të menaxhuar në mënyrë më efikase dhe efikase financat publike”, tha Angelovska në konferencën për media.

Sipas Angelovskës, megjithëse në kohë krize përqendrimi është në pritjet për rezultatet ekonomike, ekonominë dhe masat e ndërmarra, duhet të kihet parasysh se pa një sistem të mirëkrijuar për menaxhimin e financave publike,
ne nuk mund të kemi ekonomi të shëndetshme dhe kjo është diçka e cila duhet të punohet vazhdimisht.

Angelovska potencoi se Programi për menaxhim me reformat në financat publike 2018-2021 është realizuar në përputhje me planin e veprimit.

Ligji për Buxhetet është në fazën e tij të fundit dhe do të dorëzohet në Parlament deri në fund të vitit. Për më tepër, ne kemi hartuar një Strategji gjithëpërfshirëse për reforma në sistemin e tatimeve për të cilin kemi pasur
diskutim publik me palët e interesuara. Gjatë kësaj periudhe, po përgatitet një plan veprimi dhe së bashku me Strategjinë ato do të dorëzohen për miratim në Qeveri, pas formimit të Qeverisë së re, njoftoi Angelovska./MIA/

Continue Reading

Recent Posts