4-vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75-vjetori i themelimit të Aleancës, shënohet edhe në Tetovë, me ditë të hapur të Armatës. Qytetarët shprehen se anëtarësimi në NATO e ka bërë Maqedoninë e Veriut vend të sigurtë.
Në kohën kur NATO-ja shënon 75 vjetorin e themelimit, Maqedonia e Veriut numëron katër vite si pjesë e Aleancës.
Armata e Maqedonisë së Veriut ka nisur të prezantojë kapacitetet e saj por edhe përfitimet nga anëtarësimi në NATO nëpër shumë qytete të vendit.
Në Tetovë, qytetarët shprehen se tashmë vendi është më I sigurtë duke bërë thirrje për anëtarësim edhe në Bashkimin e Evropian, që vendi të ketë edhe impakt ekonomik.
“Po, jemi të sigurtë. Tani me hyrjen në NATO jemi më të sigurtë. Duhet të vazhdojmë, të anëtarësohemi edhe në BE, ekonominë do ta kemi më të mirë, do të jemi më të sigurtë”
“Besoj se është shumë e sigurtë tash, se sa para anëtarësimit në NATO. NATO-ja është organizatë e sigurisë dhe patjetër të jemi pjesë e NATO-s”
“Sigurisht se jemi më të sigurtë”
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të kenë besim të lartë në NATO.
Në Raportin vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për vitin 2023, thuhet se rreth 63% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dëshirojnë që vendi të mbetet anëtare e NATO-s, kurse 64% janë të bindur se anëtarësimi në Aleancë ul rrezikun që vendi të sulmohet. /tvklan.mk/