Pasuria me vlerë të përgjithshme 4.5 milionë euro në pronësi të biznesmenit shqiptar Gëzim Sallaku, janë konfiskuar nga autoritetet italiane. Biznesmeni me origjinë nga Durrësi është përfshirë në disa procese gjyqësore me drejtësinë atje.
“Ai jetoi në luks, duke i siguruar familjes së tij një standard shumë të lartë jetese, por ai deklaroi shumë pak për “mirëqenien”.
Gëzim Sallaku, 53 vjeç, i cili tashmë disa herë në të kaluarën kishte qenë në qendër të çështjeve ligjore, mendoi se mund të shpëtonte sërish, por Financat e zbuluan sërish”, shkruajnë mediat italiane, teksa ndajnë dhe pamje të pronave.
Për biznesmenin, i cili operon midis provincave të Brescias dhe Bergamos, u lëshua një dispozitë nga Gjykata e Zakonshme e Brescias – Seksioni Autonom “Masat e Parandalimit” që parashikon mbikëqyrje të veçantë të sigurisë publike për 5 vjet dhe detyrimin për të qëndruar në vendbanimin aktual,, raporton BresciaOggi.it.
Atij i janë konfiskuar të gjitha pasuritë, të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe aksionet dhe pasuritë e shoqërisë. Bëhet fjalë për një vlerë totale mbi 4.5 milionë euro.