22/12/2024
Shqipëri

29-vjeçarja dhunon vjehrrin, arsyeja

    Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krutje.

    Arsyeja e dhunës kanë qenë pronat. Pas denoncimit nga ana e vjehrrit në polici, ka nisur procedimi në gjendje të lirë i 29-vjeçares.

    “Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. R., 29 vjeçe, banuese në Krutje, pasi për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.”- njofton policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.