Kalaja e bukur e “Klaudianës” në Peqin “rrëmbeu” të premten që lamë pas të gjithë vëmendjen e merituar. Portat e kësaj kalaje u hapën për të bukurat e Shqipërisë!
25 vajza, njëra më e veçantë se tjetra garuan në një spektakël të vërtetë bukurie, por vetëm njëra prej tyre arriti të kurorëzohet si “Mis Shqipëria 2024”. Konkurentet nuk ishin thjesht vajza të bukura, por luftëtare për të përcjellë mesazhe të fuqishme, promovuese të turizmit, ambasadoret e tokës së shqipeve.
Në shkëlqimin e dritave të skenës, të veshura me kostume të krijuara enkas për këtë spektakël nga Lilo Shehu, 25 konkurentet e Miss Shqipëria dhuruan plot emocione magjike. Era e “betejës” u ndje në skenën e krijuar enkas për to brenda mureve të Kalasë në Peqin. Më shumë se një betejë ajo çfarë vajzat përjetuan ishte një ëndërr e vërtetë e cila përjetohet vetëm njëherë në jetë.
Gjatë natës spektaklit në madhështinë e mureve të Kalasë, me artistët më të mirë nga trevat shqipfolëse, me jurinë e zgjedhur me aq kujdes, me emrat me të famshëm të showbizit dhe me prezantimin magjik të Ermal Peçit dhe Drita Zirit, “Mis Shqipëria 2024” u kurorëzua e bukura Klea Llagonia.
Por, nuk ishte i vetmi çmim që u mor pasi dhjetëra vajza të tjera nuk dolën “duar bosh” nga ky konkurs i cili ishte organizuar me mjeshtëri nga Alda Bida dhe stafi i saj.
Disa nga çmimet:
Shoqëruesja e parë e Missit: Eneida Muçaj!
Shoqëruesja e dytë e Missit: Rebeka Cani!
Miss Earth Albania u fitua nga Xhesika Pengili!
Miss International Albania, u fitua nga Desara Hatia!
Miss Supranational Albania, u shpall Argita Xhangoli!