Një adoleshente nga Kanina rezulton se prej dy ditësh është larguar nga shtëpia prej datës 16 Mars dhe nuk është kthyer më, ndaj babai i saj ka shkruar i alarmuar për të bërë kallëzim në Policinë e Vlorës.
“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi V. I., banues në fshatin Kaninë, i cili ka kallëzuar se prej datës 16.03.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij 16-vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Po ashtu, nga Komisariati i Sarandës është referuar në prokurori një rast për dhunë në familje, për një shtetas italian.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian A. B., 65 vjeç, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka shkaktuar dëmtime në sy”, thotë Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.