Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 12 marsit në Grudë të Re të Shkodrës, ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij Gjon Nika.
Goditja për shkak të detyrës së Gjergj Ndërshtiqajt në polici apo e vëllait të tij, Marjan Ndërshtiqaj si Drejtor i Drejtorisë rajonale të shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, është pista kryesore ku grupi hetimor po punon për të zbardhur këtë atentat.
Në këto pamje të publikuara nga ABC News, shihet se Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika mbërrijnë pranë lokalit në Grudë të Re në orën 19:16. Për më shumë se një minutë, autorët që i prisnin qëllojnë me breshëri në drejtim të makinës së tyre. Gjon Nikaj largohet me vrap, ndërsa Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës.