Connect with us

Futboll

100 transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit

Neymari e kompletoi transferimin e tij nga Barcelona në Paris Saint-Germain për një shumë tronditëse prej 222 milionë eurove, gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2017. Transferimet e shtrenjta nuk ndaluan aty dhe Kylian Mbappe iu bashkua Neymarit në Paris vetëm pak më vonë, për 145 milionë euro, plus 35 milionë euro bonuse.

Si rezultat i transferimit të tij në kryeqytetin francez, braziliani është lojtar më i shtrenjtë i të gjitha kohëve, duke e thyer kështu rekordin që ishte vendosur më parë nga Paul Pogba i Manchester Unitedit, i cili u transferua në Old Trafford nga Juventusi në vitin 2016 për 106 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Futboll

Man Utd me fitore bindëse

Manchester Unitedi e ka fituar bindshëm ndeshjen e xhiros së 32-të të Premier Leagues së Anglisë në futboll. Të martën mbrëma, Man Utd fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Brighton & Hove Albion.

Mason Greenwood realizoi për 1:0 në minutën e 16-të. Më pas Bruno Fernandes shënoi dy gola të bukur për fitore të re të gjigantit anglez.

Manchester Unitedi renditet i pesti me 52 pikë. Është në garë për pozitën e katërt që dërgon në Champions./Koha.net/

Continue Reading

Futboll

Messi e shënon golin e 700-të në karrierë

Lionel Messi e pranoi një dhuratë të vonuar për ditëlindje të martën mbrëma, kur shënoi në rrjetën e Atletico Madridit për regjistruar golin e 700-të në karrierën e vet profesioniste.

Messi, i cili i mbushi 33 vjet më 24 qershor, shënoi nga penalltia në minutën e 50-të, në takimin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Ai e shënoi këtë arritje në stil po ashtu, duke e mposhtur portierin e Atleticos Jan Oblak me panenka nga pika e bardhë. Portieri slloven u hodh herët dhe ishte i pafuqishëm ta parandalojë topin të mos futej në rrjetë.

Messi e shënoi golin e 700-të në Camp Nou, stadiumin i cili ka qenë shtëpia e tij gjatë gjithë karrierës për klubin.

Në përgjithësi, ai i ka shënuar 630 gola për Barcelonën, duke u bërë dukshëm golashënuesi më i mirë në histori të klubit, ndërsa 70 të tjera për ekipin kombëtar të Argjentinës.

Ai i është bashkuar Cristiano Ronaldos, i cili725 gola në 1002 ndeshje gjatë karrierës për klubet e tij dhe kombëtaren e Portugalisë./Gazeta Express/

Continue Reading

Futboll

Arrihet marrëveshja, Sane kalon në Bayern për 60 milionë euro

Anësori i Manchester City, Leroy Sane, do t’i bashkohet gjigantit gjerman Bayern Munich, pasi këto dy klube ranë në ujdi për të për një shumë prej 60 milionë euro.

Kampioni gjerman do t’ia paguajë gjigantit anglez një shumë fillestare prej 49 milionë euro për përfaqësuesin gjerman, ndërsa 11 milionë euro të tjera në bazë të paraqitjeve të tij, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, City do t’i fitojë 10 për qind të parave nga shitja e tij e mundshme në të ardhmen.

Sane, i cili kishte vetëm edhe një vjet kontratë me klubin nga Mançesteri, do të udhëtojë drejt Munihut në 24 orët e ardhshme, për të nënshkruar kontratë me Bayernin dhe nuk pritet të luajë më për City këtë sezon.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Bayernin dhe besohet se do të ketë pagë të majme vjetore, plot 22 milionë euro, më shumë seç ishte i gatshëm t’i ofronte City./Gazeta Express./

Continue Reading

Recent Posts