Connect with us

Magazina

1 milion euro për Kelin nga çokollata Milka ?! (VIDEO)

Një shumë prej një milion eurosh, si shenjë respekti për 1 milion klikime në You Tube, kompania e çokollatës Milka i ka bërë surprizë artistit tonë Kelit për klipin e tij të ri “Milka”. Kjo dhuratë “uragan” ka bërë që Keli të jetë personazhi më i përfolur, sepse ai provokoi me një foto të hedhur në facebook, e përflitet se ky postim i tij vjen pas shpërblimit të madh. Mbetet vetëm të presim konfirmimin e artistit për gjithë çka ka ndodhur!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ShowBiz

Fiona Gllavica zbulon portretin e djalit të saj të porsalindur

Aktorja e njohur shqiptare, Fiona Gllavica së fundmi është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Lekë.

Lajmin e mirë e kishin bërë të ditur nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale mirëpo deri tani nuk e kemi parë portretin e vogëlushit.

Ishte Fiona ajo e cila e ndau me ndjekësit në Instagram një foto të Lekës së vogël.

Continue Reading

ShowBiz

Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg fejohet me një shqiptar

Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, Destry Allyn, është fejuar me aktorin shqiptar Genc Legrand.

Çifti e ka bërë të ditur lajmin përmes llogarive të tyre në Instagram, ku edhe kanë ndarë një foto me unazën në gisht.

“Jam e fejuar! Jam shumë e emocionuar që do ta jetoj jetën me mikun tim më të mirë! Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Te dua shumë,” shkruan në postimin dedikuar partnerit të saj prej tre vitesh, 23 vjeçarja.

Genc LeGrand është me origjinë nga Tetova, por ka lindur në Zvicër. Për të ndjekur karrierën e tij në aktrim, ai u zhvendos në Los Anxhelos në SHBA, ku edhe u njoh në vitin 2017 me Destry.

Legrand ka bashkëpunuar me Steven Spielberg në filmin “Ëest Side Story”, që pritet të dalë së shpejti në kinema.

Continue Reading

Magazina

Instagram tani mundëson dallimin e tre komenteve në një postim

Instagram ka lansuar për të gjithë tiparin e ri të komenteve të theksuara.

Përdoruesit e Instagramit në të gjithë botën tani mund të theksojnë deri në tre komente për t’i pozicionuar ato në krye të postimeve të tyre.

Kjo do t’u japë autorëve më shumë kontroll mbi tonin e komenteve në postimet e tyre.

Ata mund të zgjedhin komente që theksojnë pozitivitetin dhe e drejtojnë bisedën më shumë drejt qëllimit të caktuar.

Meqenëse komentet e zgjedhura do të shfaqen në krye, njerëzit kanë më shumë gjasa të përfshihen.

Instagram do të njoftojë përdoruesin, komenti i të cilit është i theksuar.

“Sot ne po prezantojmë komentet e theksuara kudo. Kjo do të thotë që ju mund të vendosni disa komente në krye të postimit tuaj dhe të menaxhoni më mirë bisedën,” deklaroi Instagram në një cicërimë të martën.

Kompania në pronësi të Facebook-ut ka testuar këtë veçori që nga maji.

Continue Reading

Recent Posts